GazetaMax
Lajme

Keqpërdorime tek çertifikatat e sigurisë apo akuza të rejshme?

Shkup, 24 Shtator – Keqpërdorime gjatë lëshimit të certifikatave të sigurisë ose akuza të rrejshme ndaj drejtorit të Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara, Stojan Sllaveski.

Opozita akuzon se janë marrë ryshfet për dërgimin e personave në mision në Bruksel dhe për lëshimin e çertifikatave të sigurisë, por këto akuza lënë në hije faktin se në prokurori po zhvillohet një procedurë, por pas kallëzimit penal ndaj një personi që nuk ka marrë certifikatë, një procedurë që kontrollohet rreptësisht nga Brukseli.

Drejtori i Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara, Stojan Sllaveski, ka marrë para, gjegjësisht ryshfet për lëshimin e certifikatave të sigurisë.

Ai u akuzua për marrjen e parave për dërgimin e njerëzve në një mision diplomatik në Bruksel, si dhe marrjen e ryshfetit për lëshimin e certifikatave të sigurisë.

Këtë status e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovacki në profilin e tij në Facebook.

Nga prokuroria kanë konfirmuar për “Focus” se ndaj tyre është parashtruar kallëzim penal dhe se e kanë thirrur Sllaveskin.

Por nga ajo që mund të kuptohet nga përgjigja, Sllaveski është thirrur si dëshmitar në procedurë, për të vërtetuar besueshmërinë e kallëzimit penal që është paraqitur.

Për drejtorin këto akuza janë të pavërteta, të rreme dhe dashakeqe.

“Ato janë paraqitur vetëm me qëllim që të dëmtojnë reputacionin dhe nderin tim, si dhe të mashtrojnë publikun me informacione të rreme, me gjasë në përpjekje për të fituar disa pikë politike me votuesit tuaj dhe/ose për të arritur disa qëllime në rrethet tuaja partiake”, thotë Sllaveski.

Related posts

Petritsch: Plani evropian, hap i mirë përpara – Asociacioni s’duhet t’i ngjajë Republika Sërpskas

Gazetamax.mk

Largimi i mjegullës nuk e uli nivelin e lartë të ndotjes në Shkup

Gazetamax.mk

Ministri Bekteshi: Aspak vend për panik

Gazetamax.mk