GazetaMax
Kuriozitete

Kërkesa të shumta për fanella – dyqani zyrtar i Barcës nuk ka më shkronja W për të printuar fanella të Lewas

Skuadra katalane arriti të kompletonte transferimin e Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Tifozët duket se e pëlqejnë shumë lojtarin.
Qysh në orët e para, kërkesat për fanellën me emrin e Robert Lewandowski kanë qenë të mëdha.
Numri i madh i porosive për fanellën me emrin Lewandowski ka bërë që dyqani zyrtar i Barcës të mbetet pa shkronjën W në stok. Kështu raporton edhe ‘Goal’, por edhe mediat spanjolle.
Kësisoj, klubi momentalisht nuk është duke shtypur fanellat me emrin e sulmuesit polak.
Barca ka parashikuar fitime deri në 20 milionë euro nga shitja e fanellave të Lewandowski.

Related posts

Reagimi i lojtarëve të Plzen, kur kuptojnë se në grup kanë Barcelonën, Bayernin e Interin (VIDEO)

Gazeta Max

Armenia shansi i fundit për fitoren e parë, Reja planifikon ndryshime në formacion

Gazeta Max

Debutimi perfekt i Astera Tuhinës me Washington State Cougars

Gazeta Max