GazetaMax
Lajme

Kërkimet për gruan që u hodh në Vardar vazhdojnë në grykën e Babunës

Shkup, 1 janar – QMK-ja bën me dije se qendra e saj rajonale për menaxhim me krizat në Veles është në punë që nga mesnata e djeshme dhe po koordinohet me kërkimin pas një gruaje nga f. Sujaklari, e cila nga Malo Movçe i Velesit, në orën 00:35 minuta është hedhur në lumin Vardar. Kërkimet kanë vazhduar edhe në mëngjes, me përfshirjen e gjashtë zjarrfikësve nga NJTZ Veles dhe nëntë policë nga SPB Veles.

“Mbrëmë në vendin e ngjarjes menjëherë është kërkuar  trupi nga një ekip prej tre zjarrfikësve të NJTZ-së Veles dhe një ekip i policëve nga SPB Veles. QMK, përmes QRMK Veles, në koordinim me SPB Veles dhe NJTZ Veles, ka marrë informacion se trupi ende nuk është gjetur. Paralelisht me kërkimin urgjent janë njoftuar të gjitha institucionet – subjektet përkatëse në Sistemin e Menaxhimit me Kriza (SMK),” njoftojnë nga QMK.

Në mëngjes në kërkim janë përfshirë gjashtë zjarrfikës nga NJTZ Veles dhe nëntë policë nga SPB Veles.

“Po kontrollohet terreni në rrjedhën e poshtme deri në grykën e lumit Babuna në lumin Vardar. Trupi i gruas nga fshati Sujaklari, e cila u hodh nga Malo Movce në lumin Vardar, ende nuk është gjetur, sipas informacioneve të marra deri më tani në QMK nga subjektet e përfshira në kërkim”, njofton QMK.

Related posts

Sëmundjet e rralla, pacientët: Vonon terapia

Gazetamax.mk

Xhaferi në takim me anëtarët e Grupit të punës KOELA

Gazetamax.mk

Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Europë

Gazetamax.mk