GazetaMax
Lajme

Kërkohet departament i posaçëm në PTHP për mbrojtjen e gazetarëve

Shkup, 27 maj – Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) Pavle Bellovski sot janë takuar me shefin e Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavrill Bubevskin.

Në takim, Çadikovski theksoi se me rëndësi të jashtëzakonshme për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të përbashkët është formimi i një departamenti në kuadër të PTHP, i cili do të jetë i ngarkuar vetëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, të sigurisë së tyre, si dhe të gjuhës eksplicite të urrejtjes ndaj tyre. Nga ana e Bellovskit u potencua se edhe përveç kësaj që siguria e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në periudhën e kaluar në vend është përmirësuar, mbetet faktit se perceptimi i shkallës së mosndëshkimit të sulmuesve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë mbetet në nivel të lartë dhe kjo duhet të ndryshohet.

Dragan Sekullovski, drejtori i SHGM-së theksoi se PTHP ka obligim të ndjekë rekomandimet e Këshillit të Evropës për mbrojtje më të madhe të gazetarëve, veçanërisht Rekomandimin CM/Rec (2016) 41 nga Komiteti i Ministrave drejtuar vendeve anëtare për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë mediatikë.

Shefi i Prokurorisë së Shkupit Gavrill Bubevski e shprehu kënaqësinë e tij që këto propozime konstruktive nga ana e sindikatave janë të pranueshme dhe në të ardhmen si institucion do të përpiqen që t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave të SHGM-së dhe SPGPM-së.

SHGM

Related posts

Kovaçevski: REK “Manastir” tashmë 40 vite është shtylla e ekonomisë dhe energjetikës së vendit tonë

Gazeta Max

Sheholli: Vuçiq po e përdor si pretekst suspendimin e kryetares së gjykatës

Gazeta Max

Trajanov: Parlamenti të debatojë për Ligjin për një njësi zgjedhore dhe monitorimin e proceseve gjyqësore

Gazeta Max