GazetaMax
Ballina

Këshilla si t’i përshtateni ndryshimit të orës

Akrepat e orës kaluan 60 minuta prapa. Kthimi në orën standarde shënon ardhjen e dimrit. Dita zvogëlohet dhe së bashku me ndërrimin e stinës, bioritmi ynë ndryshon. Ndaj është shumë e rëndësishme të qetësohemi dhe të mendojmë për mirëqenien.
Sipas disa studimeve, alarmi në mëngjes është një traumë e vërtetë. Nëse iu duket e mundimshme të çoheni kur ende është errësirë dhe asnjë alarm nuk arrin t’iu shkëpusë nga bota e ëndrrave, provoni me ndriçimin.
Simuloni një agim me një dritë që rritet, është ideal për zgjim nga gjumi me buzëqeshje.Ngacmoni shqisat tuaja: Nëse zgjoheni në moment të fundit dhe sa hap e mbyll sytë jeni veshur dhe përfundoni duke pirë kafenë e zakonshme shpejt e shpejt, nuk bën… Shmangini këto zakone.
Sekreti është që të shfrytëzoni mbrëmjen e mëparshme. Vendosni në tryezë ushqimet që iu duhet të konsumoni në mëngjes dhe shtoni një detaj që mund të frymëzojë ditën tuaj, pwr shembull një libër apo revistë për ta shfletuar në autobus ose gjatë pushimit në punë.
Siç sugjerojnë ekspertët, ecja në ajër të pastër është një stërvitje për të mos u anashkaluar, e lehtë dhe pa kosto. Ju mund të dilni xhiro çdo ditë, do të shndërrohet në një anti-stres. Drita diellore stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe të zgjon mendërisht. Veç kësaj, ecja në natyrë ka një efekt në rigjenerimin e lëkurës.
Kjo periudhë e vitit kërkon angazhim serioz për sa i takon përkujdesjes për trupin, ndaj i ftohti dhe errësira mund t’iu demotivojnë. Për të luftuar lodhjen dhe apatinë duhet që ju të përqendroheni tek burimet tuaja jetike për të rritur energjinë.
Sigurohuni që të keni çdo ditë një moment për veten. Jepini vetes suaj ngrohtësi duke konsumuar ushqime të vlefshme e të ngrohta si supa me perime të stinës, që ndihmojnë për pastrimin e trupit dhe ngrohur shpirtin.
Këshilla e fundit, qetësoni mendjen. Gjatë vjeshtës dhe dimrit ciklet e natyrës na tregojnë rëndësinë e pushimit. Në fund të ditës jepini vetes kënaqësinë e një dushi të nxehtë dhe pse jo ndonjë masazhi aromatik me vajra esencialë, bimë mjekësore etj, për të favorizuar relaksimin.
Kur qetësoheni, ulni ritmin e aktivitetit të ditës dhe mësoni të shijoni momentin e paarritshëm. Kjo rrit forcën e jetës dhe është një lumturi.

Related posts

Nisja e negociatave me BE-në: Sofja ta ndihmojë Shkupin dhe Tiranën

Gazetamax.mk

“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

Gazetamax.mk

Përdorni xhenxhefil në menynë e mëngjesit

Gazetamax.mk