GazetaMax
Ballina

Kështu mund të kurseni ujin

Uji i pijshëm, është themelor për jetën e njeriut, por edhe me burime te kufizuara.

Për të kontribuar në pakësimin e humbjeve të ujit të pijshëm dhe rrjedhimisht në kursimin sa më shumë, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij.

Ja disa këshilla të domosdoshme për të kontribuar në kursimin e ujit të pijshëm:

Verifikoni ujëmatësin tuaj për të kontrolluar për rrjedhje të mundshme uji brenda banesës;

Gjatë larjes së dhëmbëve, gjithnjë mbylleni rubinetin. Kështu kurseni rreth 15 litra ujë në minutë.

Një pikë çdo sekondë transformohet në 20 litra ujë në ditë! Kontrolloni rubinetat dhe mishelatorët e dushit për rrjedhje të mundshme.

Nëse do të mbyllni rubinetin, ndërkohë që laheni, do të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj.

Rrjedhjet në sifonin e tualetit kanë tendencën të jenë të pazhurmshme, kontrollojeni herë pas here.

Kontrolloni pajisjet që të evitoni çdo rrjedhje të mundshme.Kur të blini një lavatriçe të re, përpiquni të zgjidhni modelet që kursejnë ujin, disa të tilla kursejnë deri në 75 litra në çdo larje.

Nëse duhet të lani vetë makinën tuaj, limitohuni në përdorimin e kovës dhe të sfungjerit.

Kur të përdorni lavatriçen, mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë.

Përdorni kaseta banjoje që të japin mundësinë e kontrollit të fluksit të ujit, nëpërmjet tastit të lëshimit dhe frenimit të tij.

Mundohuni që tastin të mos e shtypni kur nuk është e nevojshme pasi për çdo të shtypur harxhohen 10 litra uji i pastër.

Related posts

BDI: Skandaloze, Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit

Gazetamax.mk

Çfarë e përcakton ngjyrën e syve dhe a mund të ndryshojë ajo gjatë kohës?

Gazetamax.mk

Tea sërish beqare, ndahet nga i dashuri

Gazetamax.mk