GazetaMax
Lajme

Këtë javë do të mësohet cilat produkte do të lirohen, rryma nuk shtrenjtohet nga 1 janari

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot njoftoi se këtë javë do të bëhen analiza se çmimet e cilave produkteve do të mund të ulen, informon Zhurnal.

Bekteshi përmendi se nuk do të lejojë keqpërdorime të krizës në shpinë të qytetarëve, kontrollet inspektuese janë shpeshtuar ndërsa madje janë shqiptuar edhe disa gjoba.

“Këtë javë do të bëjmë analiza direkte dhe fizike në supermarketet, ndërsa do të njoftojmë edhe për përqindjen e uljes së çmimeve të produkteve dhe kompanive që e kanë bërë këtë. Inspektorati shtetëror i tregut tanimë punon në përputhje me ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve, janë intensifikuar dhe kontrollet dhe dje drejtoresha tha se janë shqiptaur disa gjoba”, tha Bekteshi, duke shtuar se ministria në baza ditore mer të dhëna për importin e prodhimeve nga vendimi i drejtorisë së doganave.

Sa i përket rrymës, Bekteshi thotë se rryma nuk do të shtrenjtohet nga 1 janari, ndërsa kompanitë me siguri do të kenë fatura më të ulëta.

“”Tec Negotinë” do të punojë kur kjo të jetë e pagueshme për qytetarët. Pse e them këtë? Nëse shohim çmimin e mazutit për momentin, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike për megavat/orë del diku 240-245 euro. Nëse importojmë rrymë, javën e kaluar kemi importuar me 205 euro për mg/h. Flas për çmim mesatar, jo për ditor. Për momentin më lirë është të importojmë se sa të prodhojmë. Në momentin kur të jetë më lirë të prodhojmë, Tec Negotinë do të fillojë të punojë. Qytetarët duhet të jenë të qetë, të gjitha përgatitjet janë bërë, në vazhdimësi do të furnizohen me energji elektirke. Po bëhen dhe kalkulimet nga 1 janari të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë, madje ndoshta do të ketë ulje të çmimit për harxhuesit e vogël”, tha Bekteshi./Zhurnal.mk

Related posts

ASH: Kryetari i Bogovinës bën shpenzime luksoze, qytetarët jetojnë në krizë dhe pa ndriçim

Gazetamax.mk

Kurti: Përgjegjësia e ndryshimit bie mbi burrat

Gazetamax.mk

Pas Kumanovës plas edhe në ASH-në e Haraçinës

Gazetamax.mk