GazetaMax
Sport

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ngjitet në Ligën e Parë – triumfon 2:0 ndaj KF BESA-s dhe shkruan histori

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ka arritur një sukses historik sot në stadiumin e qytetit në Kavadar, duke mposhtur KF BESA-n e Dobridollit me rezultat 2:0 dhe duke siguruar promovimin në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (PFLM), përcjell INA.

Në një ndeshje vendimtare për fatin e sezonit, skuadra kumanovare tregoi forcë, disiplinë dhe besim në vetvete. Golin e parë për Bashkimin e shënoi sulmuesi Hebib Saiti në minutën e 37-të, pas një aksioni të bukur që vuri në lëvizje gjithë repartin ofensiv. Epërsia u dyfishua në minutën e 79-të kur Filip Aleksovski finalizoi me qetësi dhe precizitet, duke vulosur fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, KF Bashkimi 1947 rikthehet në elitën e futbollit pas shumë vitesh mungesë, duke gëzuar tifozët dhe gjithë qytetin e Kumanovës. Ky rikthim në Ligën e Parë përbën një moment historik për klubin që bart një traditë të pasur dhe një emër të respektuar në futbollin vendor.

Ekipi, stafi dhe mbështetësit e Bashkimit tashmë kanë arsye të festojnë dhe të shpresojnë për një të ardhme edhe më të suksesshme në skenën më të lartë të futbollit në vend.

INA-Iliria News Agency uron klubin legjendar për këtë sukses.

Related posts

Iseni: MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi

Gazeta Max

Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

Gazeta Max

5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Gazeta Max