GazetaMax
Kuriozitete

Kilian Mbape nuk shfaqet në stërvitjen e fundit, mungojnë edhe Tçuameni e Rabiot

Kapiteni i Francës, Kilian Mbape nuk mori pjesë në stërvitje në prag të miqësores së Francës kundër Kanadasë, e fundit e “Bluve” para “Euro 2024”.

Superylli i nënkampionëve të botës, golashënuesi dhe asistuesi të mërkurën e kaluar kundër Luksemburgut (3-0), u kursye siç ndodh shpesh gjatë përgatitjes, ka treguar stafi i kombëtares franceze.

Aurelien Tçouameni, i rikuperuar nga një dëmtim i këmbës së majtë dhe Adrien Rabiot, jashtë për disa ditë për shkak të lodhjes së muskujve, pritej të mungonin.

Franca do të presë Kanadanë të dielën në Bordo përpara se të fluturojë të mërkurën në kampin e saj bazë gjerman, që ndodhet afër qytetit të Paderborn. Franca do të bëjë debutimin e saj në Kampionatin Evropian më 17 qershor kundër Austrisë në Diseldorfit.

Related posts

Vojvoda asiston në fitoren e Torinos ndaj Cittadellas

Gazeta Max

Arsenal afër marrëveshjes me super-lojtarin

Gazeta Max

Hamilton: E madhe nga Mercedes t’i mposhte të dy Ferrarit në Hungari

Gazeta Max