GazetaMax
Lajme

Kina do të organizojë dy misione fluturimi hapësinor me astronautë sivjet

Kina do të dërgojë dy anije kozmike me astronautë dhe një a dy anije kozmike mallrash çdo vit në stacionin e vet hapësinor, i cili ka hyrë në një fazë të re të aplikimit dhe zhvillimit pas përfundimit së ndërtuari vjet, njoftoi të mërkurën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).

CMSA e paraqiti planin e misionit hapësinor për vitin 2023 në njoftimin e ri për mbledhjen e propozimeve për logot e misionit.

Kina do të dërgojë anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-6” në maj për t’u lidhur me portën e pasme të modulit kryesor, duke formuar një konfigurim prej tre modulesh dhe dy anijesh kozmike. “Tianzhou-6” do të mbartë furnizime për taikonautët në orbitë, pjesë rezervë të mirëmbajtjes, lëndë shtytëse dhe mostra të ngarkesave të misionit. Mbeturinat në orbitë do të kthehen nga anija e mallrave.

Në të njëjtin muaj, një ekip prej tre anëtarësh do të lundrojë me anijen kozmike “Shenzhou-16”, e cila do të bashkohet me portën rrezore të modulit kryesor.

Në tetor, Kina do të nisë anijen kozmike “Shenzhou-17”, e cila do të lidhet me portën e përparme të modulit kryesor.

Gjatë dy misioneve me astronautë, do të kryhen veprimtari dhe detyra të shumta, duke përfshirë veprimtaritë jashtë stacionit hapësinor të astronautëve dhe të kabinës së mallrave me ajër të presuar, eksperimentet e shkencës e teknologjisë hapësinore, punën rutinë të menaxhimit të platformës dhe mbështetjes së taikonautëve, si dhe popullarizimin shkencor dhe mësimdhënien. (Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Related posts

Nis zbatimi i projektit që u la në hije për 30 vite

Gazetamax.mk

Mariçiq: Ballkanasit janë europianë, BE të bëj plan me kornizë kohore për zgjerimin e ardhshëm

Gazetamax.mk

Këshilli i BE-së i miratoi konkludimet për zgjerimin dhe për Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk