Në gjysmën e parë të vitit, numri i të huajve që hynë në Kinë arriti në 22.914 milionë, duke shënuar një rritje 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; prej tyre, 77.7% hynë pa viza, një rritje 30.6% krahasuar me vitin e kaluar. Falë përmirësimit të vazhdueshëm të politikave të kthimit të taksave për turistët, politikës “blej dhe merr rimbursim të menjëhershëm”, numri i turistëve që përfituan nga kthimi i taksave në gjysmën e parë të vitit u rrit 366% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga “China Travel” dhe “China Shopping”, deri në “China Cool”, këto vite, turistët e huaj në Kinë kanë ndryshuar dukshëm aktivitetet turistike: ata nuk kënaqen vetëm me peizazhe apo blerjen e mallrave, por kërkojnë të jetojnë “si vendasit”. Ata shkojnë në tregje për pazare, shijojnë çajin në çajtoret e vjetra, madje ndjekin mësime të artit marcial… Ky ndryshim ka shtyrë të huajt të heqin dorë nga mendimet e vjetra dhe të riformësojnë perceptimin e tyre për Kinën.
Drejtori i Institutit të Turizmit të Kinës, Dai Bin tha për CMG se historia e Kinës është e gjatë dhe e pasur. Kina ofron mundësi të shumëllojshme për turizëm. Është e vështirë për turistët e huaj ta kuptojnë plotësisht vendin vetëm me një vizitë; për më tepër, përvojat e vazhdueshme të jetës moderne, politikat gjithnjë e më të lehta, ambienti i sigurt dhe i qëndrueshëm shoqëror, si dhe mikpritja e popullit kinez, tërheqin shumë vizitorë të huaj—duhet të vish disa herë që të prekësh një Kinë reale, gjithëpërfshirëse dhe tredimensionale.
Inovacionet kineze po u sjellin turistëve të huaj më shumë përvoja të reja dhe interesante. Ata vizitojnë fabrikat e makinave elektrike për të parë prodhimin inteligjent, përjetojnë shpërndarjen me drona dhe ndërveprimet me robotë në rrugët e Shenzhenit… Mediat e huaja mendojnë gjerësisht se “turizmi teknologjik” po bëhet një dritare e rëndësishme për turistët e huaj për të kuptuar zhvillimin e Kinës dhe për të kapur mundësi. Telefonët me ekran të palosshëm, dronët dhe produktet inteligjente kineze, po bëhen të preferuarat në valixhet e turistëve.
Përmes “udhëtimit në Kinë”, turistët e huaj po përjetojnë më shumë ndjenjën unike të sigurisë së stilit kinez. Raporti Global i Sigurisë 2025 i botuar nga kompania amerikane Gallup, tregon se ndjenja e sigurisë së qytetarëve kinezë kur ecin vetëm gjatë natës, arrin në 94%. Në dyqanet e komoditeteve, klientët paguajnë vetë në arkë, të huajt orientohen nëpër rrugë dhe rrugët gjatë natës janë të ndriçuara dhe të këndshme…
