GazetaMax
Lajme

Kinë: PBB-ja shënon rritje 5.5 %, ekonomia kombëtare mëkëmbet

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të hënën të dhënat, bazuar në llogaritjet paraprake, sipas të cilave PBB-ja e vendit në gjysmën e parë të vitit ishte 59.3034 miliardë juanë. E llogaritur me çmime konstante, kjo shënon një rritje 5.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 1 pikë përqindjeje më shumë se në tremujorin e parë.

Në gjysmën e parë të vitit, prodhimi i përgjithshëm kombëtar i drithit veror ishte i mbarë, duke arritur 146.13 milionë tonë, vlera e dytë më e lartë në histori.

Po në gjashtë muajt e parë të vitit, vlera e përgjithshme e importit dhe eksportit të mallrave ishte 20 trilionë e 101 miliardë e 600 milionë juanë, me një rritje 2.1 % krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Eksportet ishin 11 trilionë e 458 miliardë e 800 milionë juanë, me një rritje prej 3.7 %, ndërsa importet 8 trilionë e  642 miliardë e 900 milionë juanë, një rënie prej 0.1 %, duke çuar kështu në një suficit tregtar prej 2 trilionë e 815 miliardë e 900 milionë juanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit, treguesi kombëtar i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 0.7 %. Në të gjithë vendin, shkalla mesatare e papunësisë urbane e anketuar ishte 5.3 %, ndërsa të ardhurat e disponueshme për frymë arritën 19.672 juanë, me një rritje nominale prej 6.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë vjet.

Në përgjithësi, në gjysmën e parë të vitit, ndërsa ekonomia dhe shoqëria rifilluan plotësisht funksionimin normal dhe makropolitikat u bënë më efektive, ekonomia kombëtare u rimëkëmb dhe zhvillimi me cilësi të lartë përparoi në mënyrë të qëndrueshme.

Related posts

Infeksionet virale mbushin spitalin në Prilep

Gazeta Max

Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për të pushuar

Gazeta Max

Thaçi për Debat Plus: Të hënën nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me BDI-në

Gazeta Max