GazetaMax
Ballina

Kjo është mosha ideale për t’u bërë nënë

Të sjellësh në jetë një fëmijë është eksperienca më shenjuese në jetën e një gruaje, pasi lind jo vetëm një qenie e re, por edhe një grua e re.

Të qenët nënë është një udhëtim pa kthim pas që shoqërohet me dashuri, lumturi, paqe, sfida e lodhje, një udhëtim që sipas studimeve të fundit është mirë ta ndërmerrni pas moshës 35 vjeç.

Shtatzënia pas të 35-ve është konsideruar historikisht e rrezikshme, por hulumtimet e fundit kanë treguar se gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre ndihen shumë më të vendosura dhe të sigurta në marrëdhëniet dhe karrierën e tyre, por jo vetëm.

Studimet e mëparshme kanë provuar se shtatzënia e vonë ndikon në jetëgjatësinë e një gruaje, por një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut ka provuar se lindja pas moshës 35 vjeç përmirëson aftësitë mendore të nënës.

Studiuesit kryen disa teste në 830 femra në postmenopauzë lidhur me planifikimin, perceptimin pamor, kujtesën verbale, përqendrimin dhe vëmendjen.

Në përfundimi të studimit arritën në konkluzionin se gratë që kishin sjellë në jetë fëmijën parë pas moshës 24 vjeç kishin performancë më të mirë në testet e zgjidhjes së problemeve dhe aftësitëve verbale, krahasuar me gratë që ishin bërë nëna mes moshës 15 dhe 24 vjeç.

Gratë që kishin patur fëmijën e fundit pas moshës 35 vjeç kishin kujtesë verbale dhe aftësi konjitive më të mira.

Sipas studiuesve shtatzënia pas moshës 35-vjeçare përmirëson aftësitë mendore të nënës lidhet me shtimin e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë në këtë moshë dhe që përmirësojnë dukshëm aftësitë e saj mendore.

Related posts

9 llojet e grave nga të cilat ikin shumica e burrave

Gazetamax.mk

Pse duhet të hani bukë me mjaltë dhe kanellë?

Gazetamax.mk

BDI: Ndërtuam çerdhe, shkolla, universitete, salla, konvikte, pishina për nxënësit dhe rritëm rrogat për arsimtarët

Gazetamax.mk