GazetaMax
Lajme

Klubi bullgar “Car Boris” ruhet nga policia

Ohër, 8 Tetor – Një ditë pas protestave kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare me emrin e carit bullgar Borisi i Tretë, policia edhe më tej i ruan ambientet e klubit. Historiani nga Ohri, Pavle Mitreski, thotë se hapja e klubeve të tilla nuk është e rastësishme.

“Bullgarët e përdorin atë për shkak të dëshirës së tyre njëqind e pesëdhjetëvjeçare që maqedonasit të jenë bullgarë. Në thelb, kurrë nuk duhet të luash me popull. Populli mbetet ai që është, pavarësisht se disa politikanë tanë gabuan në ato marrëveshje ndërkombëtare me Bullgarinë, por kjo nuk ishte mirë”, tha Pavle Mitreski-historian.

Mitreski thotë se shteti duhet t’i japë fund këtyre provokimeve. Sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, emërtimi i klubit “Car Boris” është në dëm të komunitetit bullgar në vend, pasi është një provokim.

“E drejta e organizimit është e pacenueshme, por emri nuk është në përputhje me pikën e dytë të Konventës për mbrojtjen e minoriteteve, se duhet bërë në frymën e dialogut dhe miqësisë, sepse ky emër nuk i ndihmon miqësisë, por më tepër është një bazë për mosmarrëveshje dhe intolerancë. Prandaj e konsideroj provokim. Kjo shkon në dëm të interesave të komunitetit bullgar në këtë vend, dhe në një kohë kur ai komunitet merr mundësinë të bashkohet më shumë, të shprehë veçantinë e tij përmes Protokollit dhe detyrimeve nga Protokolli dhe debati për ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Nga SPB Ohër thonë se një person dje është regjistruar teksa ka hedhur një gjësend në drejtim të një grupi të caktuar qytetarësh. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim për kundërvajtje. Nga klubi thanë se do t’i ruajnë zyrat e klubit.

“Ne nuk mund ta ndalojmë askënd, është e drejta e tyre. Ne kemi këtu literaturë, kushdo mund ta marrë. Deri më tani nuk janë bërë punë propagandistike”, shtoi Tome Blazheski – kryetar i klubit bullgar në Ohër.

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi ku shihet lideri i VMRO DPMNE-së dhe kryetari i shoqatës, Blazheski. Nga LSDM thonë, se hipokriti Hristijan Mickoski duhet të sqarojë se çfarë po bën në shoqërinë e kryetarit të klubit bullgar. Nga VMRO DPMNE tha se do të dorëzojnë amendamente në Ligjin për shoqata dhe fondacione, me të cilat jo vetëm që do të pengojnë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla kulturore, por edhe do të mund të reagojnë ndaj atyre ekzistuese.

Related posts

Edhe zyrtarisht në Kuvend arrijnë emrat e propozuar për gjykatës kushtetues, mes tyre edhe Joveski

Gazetamax.mk

Arber Ademi i reagon VMRO-së dhe puthadorësve shqiptar: Mjaft me shpifje e sulme të pabaza

Gazetamax.mk

Kërcënime me bomba edhe në Stacionin Hekurudhor

Gazetamax.mk