GazetaMax
Lajme

Koci me kërkesë për Specialen që ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait: “Kështu e kërkon drejtësia”

Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Speciale duhet t’i japë leje ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën.

“Haxhi Thaçi u nda nga kjo botë. Kosova humbi një njeri të saj. Por më shumë se kaq – kjo javë dëshmoi një padrejtësi, një mungesë të plotë humanizmi.

Më shumë se një herë, Hashim Thaçit iu refuzua e drejta për ta vizituar babanë e tij, që po jepte shpirt. Më shumë se një herë, një panel gjyqësor në Hagë nuk u bind se një njeri po vdiste.E lanë të priste. E lanë të shpresonte. Dhe kur më në fund ia dhanë lejen, ishte vonë”.

“Dhe e gjitha kjo bëhet edhe më e rëndë kur kujtojmë se Hashim Thaçi nuk është thjesht i ndaluar – ai është i izoluar mijëra kilometra larg Kosovës, në një paraburgim që s’ka fund”, shkruan Koci në një postim në Facebook

Mes tjerash, avokati Koci thekson se tani më nuk ka justifikime për lejimin e Thaçit në ceremoninë e varrimit të babait nga gjykata në Hagë.

“Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia”.

Related posts

Ja çfarë foli sy më sy me Kryeministrin Kurti stomatologia Erza Mulaj

Gazeta Max

Mickoski: Qeveria t’i plotësojë kërkesat e SASHK, nxënësit të martën të kthehen në mësim

Gazeta Max

Zeqiri: Të ardhurat nga buxheti i shtetit të jenë të njejta për të gjitha universitetet publike

Gazeta Max