GazetaMax
Lajme

Kompanitë po kërkojnë mënyrë për t’i mbijetuar krizës energjetike.

Shkup, 16 shtator – Organizata e Punëdhënësve thotë se përveç objekteve të mëdha industriale, nën sulm janë edhe kompanitë e vogla, të cilat tashmë po i vënë çelësin derës. Angel Dimitrov thotë se faturat e të gjithëve janë rritur për 10 herë në krahasim me vitin e kaluar, kështu që tani çdo kompani – e madhe apo e vogël – po menaxhon ashtu siç di. Ai paralajmëron se nëse çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, numri i kompanive të mbyllura dhe punëtorëve të pushuar nga puna do të jetë i madh.

“Problemet do të jenë kudo, pyetja është se si do të zhvillohet situata në tregun e energjisë elektrike në bursë, ku jemi të detyruar të jemi. / Zoti na ruajtë që çmimi të rritet më shumë, atëherë do të jetë katastrofik për shumë kompani. Nëse energjia elektrike përbën 2.3% të shpenzimeve totale, do të mund të përballoni ndikimin duke kursyer, por nëse çmimi i energjisë elektrike është 20%, atëherë nuk ka mundësi të mbijetoni”, tha Angel Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve.

Shteti i premtoi biznesit rrymë me çmime më të ulëta dhe njoftoi se paketa e re e ndihmës do të shpallet në fund të muajit. Ministri Bekteshi dje tha se në të do të përfshihen të gjitha kërkesat e sektorit të biznesit. Megjithatë, Dimitrov vlerëson se shuma prej rreth 70 milionë euro që do të peshojë pakoja e re është e pamjaftueshme.

“Pavarësisht synimeve më të mira, nëse e shihni sasinë e mjeteve të ndara për këtë, nuk mund të presim shumë, janë pak para. Duhet ndihmuar qytetarët, duhet siguruar gazi për ngrohje, do të hapen shumë gropa më të mëdha se këto 70 milionë euro. Unë jam pesimist se shteti do të ketë mundësi të ndihmojë kompanitë me këto para“, theksoi Angel Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve.

Ekonomia ka kohë që paralajmëron për vështirësitë që kanë për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike dhe shteti deri më tani ka kufizuar marzhin e tregtarëve të energjisë elektrike vetëm në 10%.

Shpëtimi për biznesin shihet në rrymën e rënë dakord me Bullgarinë, për të cilën grupet punuese nga vendi do të specifikojnë sot detajet, me çfarë çmimi dhe si do të jepej energjia elektrike.

Related posts

Gjinishi: Kryesimi i Bujar Osmanit me OSBE, arritje dhe sfidë

Gazetamax.mk

Fillon seanca parlamentare për pyetje të deputetëve

Gazetamax.mk

Erdogani cakton datën e zgjedhjeve më 14 maj teksa kërkon të zgjasë sundimin

Gazetamax.mk