GazetaMax
LAJME

Kompanitë ushqimore mund të aplikojnë deri më 20 dhjetor për energji elektrike të subvencionuar

Shkup, 9 dhjetor – Pse po heshtin liderët shqiptarë për veriun e Kosovës?Furnizimi i subvencionuar me energji elektrike përmes shitjes së EMV Shitje filloi nga 1 dhjetori për personat fizikë dhe juridikë të paraqitur dhe të pranuar për kryerjen e aktiviteteve prioritare në fushën e industrisë ushqimore, sipas shifrave të përfshira në vendimin e Qeverisë. Subjektet nga kjo kategori të cilët nuk kanë dorëzuar dokumente ose gjatë aplikimit kanë dorëzuar dokumente jo të plota, mund të aplikojnë me dokumentacion të plotë deri më 20 të këtij muaji dhe të furnizohen përmes EMV Shitje nga 1 janari i vitit të ardhshëm, rikujtojnë sot SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Vendimi i Qeverisë me të cilin EVM Shitje iu dha obligim për furnizim të një numri shtesë të konsumatorëve, shpjegojnë nga EMV, është marrë me qëllim që të parandalohet rritja e çmimeve të disa produkteve ushqimore dhe të arrihet ulja e tyre.

EVM Shitje, pas të njëjtit vendim, deri më tani furnizon 309 shkolla fillore dhe të mesme publike dhe 51 kompani të ekonomisë së ujërave dhe komunal që punojnë me stacione pompimi apo filtrimi.

Related posts

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

e-max

Gjykata Supreme përcaktoi qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të mara në ueb-faqet e gjykatave

e-max

Media zvicerane nxjerr detaje tronditëse për 35-vjeçarin që vrau dje gruan e tij nga Kosova

e-max