Kompany vazhdon të jetë në spital, Bayern pret rezultatet e ekzaminimeve

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor në spital, pasi u rrëzua të premten gjatë një seance stërvitore të ekipit rezervë.

Sipas mediave gjermane, gjendja e 40-vjeçarit është stabile, por klubi bavarez ende nuk ka dhënë detaje të tjera për diagnozën e tij.

 Kompany kishte vuajtur nga një infeksion viral gjatë ditëve të fundit, i cili e kishte dobësuar fizikisht.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse rrëzimi lidhet drejtpërdrejt me këtë infeksion. Bayerni ka bërë të ditur se trajneri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme dhe se stafi i tij teknik do t’i marrë përkohësisht përsipër detyrat.

 Për momentin, Kompany pritet të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Freiburgut.

Klubi ka theksuar se shëndeti i trajnerit është përparësia kryesore dhe se atij do t’i jepet gjithë koha e nevojshme për rikuperim.

Burimi: botasot.info