GazetaMax
Lajme

Komuna e Butelit ndau 50 bursa sportive

Shkup, 5 Nëntor – Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit, në një ceremoni publike ka ndarë 50 bursa për sportistët më të suksesshëm të kësaj komune.

“ Me një procedurë maksimalisht transparente me konkurs në bazë të rregullores, sot bashkërisht me të mëdhenjt olimpik Shaban Trstena, dr.Borce Kostovski dhe Dejan Geogrievski, kemi ndarë 50 bursa sportive për sportistët më të suksesshëm të komunës së Butelit.

Njashtu iu nda edhe një mirënjohje për arritje historike sportive, kampionit olimpik Shaban Trstena.

Sinqerisht shpresoj se disa prej bursistëve të sotit do t`i përsërisin sukseset e Shabanit dhe Dejanit.

Ngjarja e sotme ka përfshirë katër kategori të bursistëve sportiv:

– 12.000 denar në muaj

– 8.000 denar në muaj

– 5.000 denar në muaj

– 24.000 denar ndihmë e njëhershme.

Sporti është një faktor kyç në zhvillimin e një shoqërie me cilësore dhe më të shëndosh, përderisa rezultatet e larta sportive, si asgjë tjetër ndihmojnë në ndërtimin e kombit dhe shtetit.

Komuna e Butelit është komuna më sportive në Maqedoni duke u bazuar në sukseset e arritura sportive, shumë shpejt do të jetë edhe në sferën e infrastrukturës sportive. Unë si kryetar dhe Komuna e Butelit do të jemi partner i fuqishëm i të gjithë sportistëve dhe klubeve sportive nga komuna e jonë.”, shkroi ndërmjet tjerash Darko Kostovski.

Related posts

MPJ me reagim të ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit bullgar Xhambaski

Gazetamax.mk

Kemi nevojë për sinjale të qarta se zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është një mision i mundur

Gazetamax.mk

Institucionet në gjum të thellë, po shfaroset mali Sharr

Gazetamax.mk