GazetaMax
Lajme

Komuna e Gostivarit miratoi Planin aksional për personat me nevoja të veçanta

Gostivar, 20 janar – Pas 10 viteve Komuna e Gostivarit ka rikthyer Planin aksional për personat me nevoja të veçanta në Gostivar.

Plani aksional për personat me nevoja të veçanta parasheh 4 fusha duke nisur nga ndërgjegjësimi i popullatës e deri te mënjanimi i barrierave fizike për personat me nevoja të veçanta, thonë nga komuna.

Koordinatori i këtij plani, Afrim Iljazi u shpreh se ky plan, dukshëm do të përmirësojë jetën e personave me nevoja të veçanta për arsye se i njëjti është i realizueshëm për zbatim.

Siç theksohet në kumtesën e komunës, Plani aksional parasheh dy vite zbatim të projektit, ndërsa për këtë Propozim votuan të këshilltarët pranë Komunës së Gostivarit nga të gjitha partitë politike.

“Paraprakisht këshilltarët votuan edhe Propozim Vendim për Ndihmë financiare prej 10 mijë denarëve çdo muaj për familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare në Gostivar, para që i siguron komuna e Gostivarit”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Fshati Pallçisht mbi dy dekada pa ujë të pijshëm

Gazeta Max

Aksion policor në Prilep, konfiskohet drogë me vlerë 300 mijë euro

Gazeta Max

Në Podujevë do të inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë – I pranishëm edhe Ali Ahmeti

Gazeta Max