Kandidati nga rradhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi.
Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit.
Kjo press konferencë është një dështim nga ana e kandidatit, pasi në mungesë të programit dhe vizionit të tij politik, Bajram Rexhepi shëtitet “jerrëm” rrugëve të qytetit vetëm e vetëm për t’u shfaqur para mediave!
Ju bëjmë thirje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e propagandës politike! Gjithashtu, kërkojmë nga kandidati në fjalë të kërkojë falje, në të kundërtën do të ketë padi për shpifje!