Konferenca Ekonomike B2B – Turqi
Sot në konferencën Ekonomike B2B në Turqi , pata kënaqësinë të theksoj përkushtimin e institucioneve tona, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për garantimin e sigurisë publike dhe mbrojtjen e investimeve të huaja, me fokus të veçantë te bizneset turke që veprojnë dhe synojnë të investojnë në Maqedoninë e Veriut.
Bizneset turke janë partnerë të rëndësishëm strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
MPB-ja dhe Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të angazhuara për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm, të sigurt dhe të parashikueshëm për çdo investitor serioz.
Siguria, sundimi i ligjit dhe stabiliteti institucional mbeten baza e besimit për investime të reja dhe zhvillim afatgjatë.
🤝 Maqedonia e Veriut mbetet e hapur për investime turke.
