GazetaMax
Lajme

Konferencë “BE në kufijtë e paqes dhe stabilitetit”

Shkup, 3 dhjetor – Unioni Panevropian i Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup organizon Konferencë të quajtur “Bashkimi Evropian në kufijtë e paqes dhe stabilitetit” me rastin e 100-vjetorit të Lëvizjes Panevropiane në Evropë dhe 28 vjet të Lëvizjes Panevropiane në vend.

Siç njofton organizatori, viti 2022 ishte vit i trazuar për Evropën, duke i potencuar sfidat e mëdha, me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian edhe brenda edhe në fqinjësi, me luftën që po zhvillohet në kufijtë e tij, si dhe me statusin e miratuar të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, me çka do të zgjerohet rrethi i vendeve kandidate për anëtarësim në BE pas pothuaj dy dekadave.

“Duke marrë parasysh këto ngjarje të ndërlikuara, ekziston nevojë urgjente që të sigurohet dialog dhe komunikim i vazhdueshëm në dhe mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në disa nivele. Qëllimi i konferencës në Shkup është të bëhet pasqyrë e ngjarjeve vijuese dhe të shqyrtohen skenaret eventuale për ardhmërinë, sfidat, procesin e aderimit, si dhe të arkitekturës më të gjërë evropiane”, njoftojnë organizatorët. 

Related posts

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti sonte në Shkup, merr pjesë në Kuvendin zgjedhor rinor

Gazetamax.mk

Termeti shkund Nishin, dridhjet ndjehen edhe tek ne

Gazetamax.mk