GazetaMax
LAJME

Konferencë për kalimin e hendekut në mes praktikave formale dhe joformale në gjyqësorin e BP

Shkup, 21 tetor – Konferenca përfundimtare e projektit “Kalimi i hendekut ndërmjet proceseve formale dhe praktikave joformale që formësojnë kulturën gjyqësore të Ballkanit Perëndimor” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për demokraci. (IDSCS).

Konferenca, siç kumtojnë organizatorët, synon të hapë diskutim për sfidat me të cilat përballet gjyqësori dhe të japë rekomandime për përmirësimin e kulturës gjyqësore dhe administratës gjyqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë do të promovohen gjetjet e hulumtimit rajonal mbi kulturën gjyqësore dhe pavarësinë e gjyqësorit të kryer në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Fjalim hyrës do të kenë Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci, Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bart de Brujn, koordinator Rajonal për Sundimin e Ligjit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Serbi dhe Mal të Zi.

Ngjarja do të vazhdojë me një diskutim me aktorë të shquar, gjykatësit dhe përfaqësues të gjyqësorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thekson “IDSCS”.

Related posts

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

e-max

Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar hungarez Kllajn

e-max

Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

e-max