GazetaMax
LAJME

Ngjarje përfundimtare nga Projekti Tuining IPA 2018

Shkup, 21 tetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Enti Shtetëror i Revizionit sot do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim, në kuadër të ngjarjes përfundimtare nga Projekti Tuining IPA 2018 i financuar nga BE-ja “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”.

Projektin e zbaton Enti Shtetëror për Revizion i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me vendet anëtare, tuining partnerët: Enti Shtetëror për Revizion i Republikës së Kroacisë dhe Enti Nacional për Revizion i Republikës së Bullgarisë.

Siç është paralajmëruar nga organizatorët, në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shefi i delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.

Qëllimi kryesor i projektit, njoftuan nga ESHR, është përmirësimi i mëtutjeshëm i efikasitetit dhe ndikimi i revizionit të jashtëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aktivitetet ishin zbatuar përmes katër komponentëve – përmirësimi i kornizës ligjore dhe planifikimit strategjik, përmirësimin e kapaciteteve administruese dhe proceseve të revizionit, përmirësimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe ndikimi i raporteve të revizionit dhe përmirësimi i komunikimit dhe kapaciteteve të TI-së.

Buxheti i projektit, që filloi më 1 shkurt të vitit 2021 dhe përfundon më 31 tetor 2022, është 1,5 milionë euro.

“Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte përmirësimi i efikasitetit dhe ndikimit të revizionit të jashtëm në vend dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit. Aktivitetet e zbatuara të projektit kishin për qëllim harmonizimin e mëtejshëm të kornizës ligjore dhe zhvillimin e mjeteve metodologjike, si dhe forcimin e kapaciteteve të ESHR-së për ekzekutimin efikas të revizionit të jashtëm në vend. Përveç kësaj, aktivitetet kishin për qëllim forcimin e kontrollit parlamentar mbi fondet publike dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, bëjnë të ditur nga ESHR.

Gjatë aktiviteteve të projektit ishin organizuar trajnime të ndryshme/punëtori për më shumë se 90 pjesëmarrës/revizorë të ESHR-së. Në punë të përbashkët me kolegët e vendeve anëtare, revizorët e ESHR kanë kryer 15 pilot revizione në shtatë sfera të revizionit.

Gjithashtu, 47 revizorë të ESHR kanë marrë pjesë në praktikë në vendet anëtare të BE-së, ndërsa ishin organizuar shtatë vizita të suksesshme studimore të institucioneve partnere të BE-së.

Në përgjithësi, ishin zbatuar 43 aktivitete përgjatë 145 misioneve të kryera me pjesëmarrje të më shumë se 40 ekspertëve afatshkurtër nga Kroacia, Bullgaria, Estonia dhe Spanja.

Related posts

Lajm i mirë për shoferët/ Ulen çmimet e derivateve

e-max

Avokati: Vrasësi Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë, nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij

e-max

Besimi: Masat e ndërmarra tani më po japin rezultate

e-max