GazetaMax
LAJME

Konferencë për media BE-Ballkani Perëndimor: Demokratët nuk mund të mbijetojnë pa media të lira, dezinformatat kërcënim serioz

Tiranë, 10 nëntor – Liria e fjalës, liria e mediave dhe pluralizmi janë kyç për çdo shoqëri demokratike dhe ato duhet doemos të jenë të garantuara. Demokratët nuk mund të mbijetojnë pa media të lira që sot përballen me sfida të mëdha – dezinformata, lajme të rrejshme, transformim digjital, rimëkëmbje në periudhën pas kovidit. Liria e mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka përparim të kufizuar dhe këtu duhet punuar shumë, u bë e ditur në Konferencën për media BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot dhe nesër në Tiranë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Hristiane Hohman, në hapjen e konferencës tha se liria e mediave gjendet në klasterin e parë në bisedimet me BE-në – Vlera fundamentale, ndërsa kjo, siç shprehet, do të thotë se shoqëritë demokratike nuk mund të mbijetojnë pa lirinë e mediave.

“Nëntëmbëdhjetë korriku ishte ditë historike për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, këto dy vende ndërmorën hap vendimtar përparaë që do të vërë në lëvizje gjithë procesin e aderimit. Ky proces duhet t’i përfshijë të gjithë faktorët shoqëror, ndërsa këtu mediat luajnë rolin kyç”, tha Hohman.

Ajo theksoi se sfidat me të cilat sot përballen mediat janë të mëdha, duke përfshirë luftën mediatike pas invadimit të Rusisë në Ukrainë, dhe në përballjen e tyre duhet doemos të jetë e garantuar liria e mediave, gjë që, siç u shpreh ajo, është profesion i vështirë dhe i mundimshëm.

Hohman theksoi se mediat në tërësi e reflektojnë shoqërinë pluraliste demokratike.

U.d. drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore dhe bisedime për zgjerim në Komisionin Evropian, Mikela Matuela, tha se politika e zgjerimit ka momentum të ri, e ky është konteksti i ri gjeopolitik në të cilin gjendet Evropa.

Ajo u përqendrua në vizitën e Presidentes së KE-së Ursulla Fon der Lajen muajin e kaluar në rajon, duke përkujtuar se me këtë është dërguar porosi e fortë e inkurajimit për Ballkanin Perëndimor, që të vazhdojë rrugën e reformave dhe se rajoni nuk është lënë vetë në përballjen me krizën ekonomike-energjetike.

Matuela paralajmëroi edhe se Samiti BE-Ballkan që do të mbahet në Tiranë në dhjetor do të jetë edhe një porosi e rëndësishme që do t’i dërgohet rajonit.

“Liria e shprehjes është pjesë e klasterit Fundamente. Në raportet e KE-së për përparimin e rajonit është vlerësuar se në Ballkanin Perëndimor ka përparim të kufizuar në lirinë e mediave. Para jush keni shumë sfida – si për shembull përzierje politike në mediat, sulme fizike mbi gazetarët, kushtet në të cilat punojnë gazetarët janë, gjithashtu, me rëndësi të madhe. Tejkalimi i këtyre sfidave duhet të jetë përpjekje e përbashkët e autoriteteve dhe të gjithë faktorëve shoqëror”, tha Matuela.

Komisioni Evropian, shtoi ajo, duke u nisur nga fakti se liria e mediave është me rëndësi substanciale, u jep ndihmë financiare mediave në përballjen me sfidat, siç janë dezinformatat dhe përzierja e huaj që mund të jetë kërcënim serioz për demokratët.

Para hapjes zyrtare të konferencës, Këshilltari në Drejtorinë për zgjerim për shoqëri qytetare dhe media, Andreas Kesteris i prezantoi programet e reja për mbështetjen e mediave në Ballkanin Perëndimor.

Në punëtorinë “Duke menduar së bashku” në kuadër të konferencës, u bë e ditur se mediat ishin shumë të prekura në krizën e kovidit dhe ende po tentojnë të mbijetojnë, shumë gazetarë janë përjashtuar nga puna, disa media ishin të mbyllura, ndërsa kriza e Kovidit si dhe periudha pas kovidit e intensifikoi migrimin drejt mediave onlajn, me ç’rast pjesa më e madhe e reklamave, siç u bë e ditur, shkonin nga televizionet drejt mediave onlajn.

Në kuadër të konferencës do të mbahen disa panel diskutime për manipulime informative dhe përzierje të huaj, për transformim digjital të mediave, për ndërtim të shoqërive rezistuese ndaj dezinformatave dhe mbrojtjes së demokratëve.

Në konferencën do të ndahen edhe shpërblime për gazetari hulumtuese në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian në këtë moment ka asistencë financiare në programe rajonale të Ballkanit Perëndimor në vlerës prej 31,6 milionë euro, që përfshijnë mbështetje të lirisë së mediave, ndërtim të besimit në mediat, forcim të ekspertizës juridike për lirinë e shprehjes dhe media …

Mbështetja për Maqedoninë e Veriut arrin 400.000 euro.

Related posts

Ahmeti pret delegacionin nga Ukraina: Solidarizohemi me luftën e popullit ukrainas për liri

e-max

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

e-max

BE vështirë të pranojë shtetet që ende kanë probleme me qentë endacak!

e-max