GazetaMax
SPORT

Klopp për situatën te Liverpool: Çfarëdo që ndodh, unë do të jem i përkushtuar

Jurgen Klopp është pyetur lidhur me situatën e krijuar te skuadra e Liverpool.
Ditëve të fundit, Liverpool është vënë në shitje dhe situata duket më ndryshe brenda klubit.
Për këtë situatë është pyetur edhe trajneri i skuadrës, i cili megjithatë thotë se nuk është i shqetësuar, pasi çfarëdo që të ndodh, ai do të jetë i përkushtuar plotësisht.
“[Kjo] nuk ka fare ndikim. Pep [Lijnders] tha pothuajse gjithçka në konferencën për shtyp. Ne e dinim pak më gjatë për të, mendimet e tyre, dhe nuk e kuptoj 100% pse ne të gjithë [themi] shitet. Ajo që lexova ishte se ata po kërkojnë investitorë dhe kjo ka kuptim. Një ide e mirë, kjo më pëlqen”, ka thënë Klopp.
“Kjo nuk e shpërqendroi aspak përgatitjen. Lojtarët nuk më pyetën, por nëse duan të më pyesin unë mund t’u them gjithçka. Për mua kjo nuk do të thotë asgjë. Çfarëdo që të ndodhë, më pëlqen shumë se si punojmë së bashku me pronarët tanë, por nëse kjo do të ndryshonte unë jam i përkushtuar ndaj klubit padyshim. Me sa di unë ata po kërkojnë investitorë dhe mendova se kjo ka kuptim”, shtoi gjermani.
Liverpool nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në Premier League, duke numëruar vetëm gjysmën e pikëve që kanë fituar liderët.

Related posts

Real Madrid në kërkim të një mesfushori, synimin e ka te ky futbollist

e-max

Flasin drejtuesit e Barcelonës: Të gjitha transferimet do të regjistrohen deri të shtunën

e-max

Ja ku po ushtrojnë Shaqiri, Xhaka e Zeqiri për ndeshjen kundër Kosovës

e-max