GazetaMax
Lajme

Konferencë për promovimin e strategjisë së USAID-it për partneritet me sektorin privat

Shkup, 18 tetor – Në kuadër të projektit për zhvillimin e ekosistemit afaris, sot do të organizohet konferencë për promovimin e strategjisë së USAID-it për partneritet me sektorin privat.

“USAID-i në partneritet me kompanitë lidere nga vendi, tashmë kanë realizuar iniciativa të suksesshme të udhëhequra nga kjo strategji. Strategjia thekson rritjen e produktivitetit të kompanive dhe ndikon në rritjen e konkurrencës së tyre në tregjet e brendshme dhe të jashtme”, thonë nga USAID.

Konferenca, theksojnë nga atje, do të jetë edhe ngjarja përfundimtare e këtij projekti pesëvjeçar dhe në të do të ndahen historitë e suksesit të arritura në periudhën 2017-2022.

Organizatorët paralajmërojnë se në konferencë do të mbajnë fjalime përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it, Xheri Dajbëll, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Abdulshyqyr Abedini.

Në dy panel doskutime të ndara do tël mnbajnë fjalime edhe drejtorët e kompanive kryesore (Qumështarja Bitola, Amfenol, Kuliteks, FxZx, LK Razberi), si dhe drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut.

Projekti i USAID-it për zhvillimin e ekosistemit afarist, i cili ka filluar në vitin 2017, ka punuar për të rritur produktivitetin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Projekti ka punuar me shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë, institucionet financiare, qendrat e trajnimit dhe kompanitë që punojnë për të zhvilluar zinxhirët e tyre të furnizimit, si dhe organizata të tjera që ofrojnë shërbime mbështetëse të biznesit për NMVM-të. Gjithashtu, në bashkëpunim me konsulentët financiarë dhe institucionet, Projekti punoi për rritjen e financimit në dispozicion të NMVM-ve. Gjithashtu, Projekti ka punuar edhe në zhvillimin e zinxhirëve të furnizimit në ekosistem me qëllim të rritjes së konkurrencës së kompanive, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë.

Related posts

Lumir Abdixhiku e zbulon se çfarë i kërkuan ndërkombëtarët për zgjedhjet e Serbisë

Gazetamax.mk

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazetamax.mk

INERKOM: Raporti i KE-së jep pasqyrë reale për sferën mediatike dhe digjitalizimin

Gazetamax.mk