GazetaMax
Lajme

Kongresi i tetë i PLD-së, Monika Zajkova kandidate për kryetare

Shkup, 20 nëntor – Nën sloganin “Të bashkuar, guximshëm, zëshëm!”, Partia Liberal Demokrate (PLD) sot në Shkup do të mbajë kongresin e 8-të ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Kandidat për lider të PLD-së është Monika Zajkova, nënkryetare e partisë dhe deputete në përbërjen aktuale parlamentare e cila në kongres do të ketë paraqitje.

Nga mysafirë të huaj, mbështetës të PLD-së në kongres janë paraparë fjalime edhe nga Roman Jakiq, kryetar i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore, Liljana Tangi anëtare e Lëvizjes “Përpara!” deputete në Asamblenë kombëtare në Francë, Hakima El Haite, kryetare e Internacionales Liberale dhe Ilhan Quçuk, eurodeputet gjithashtu raportues i vendit, lider i Liberalëve evropianë – ALDE, përfaqësues i partisë bullgare LDL.

Në kongres përveç delegatëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ftuar të partive politike nga vendi dhe jashtë si dhe bashkëpunëtorë të PLD-së.

Aktiviteti do të mbahet në h “Aleksandër Pallas” nga ora 12 dhe do të mund të ndiqet onlajn në faqen në Fejsbuk të PLD-së: https://www.facebook.com/LDPMakedonija/

Related posts

Dalja në Qendër Zhupë deri në orën 11:00 është 8,38 për qind

Gazeta Max

Verifikohet mandati i deputetes së re Daniella Stojanovska Panovska, do ta zëvendësojë Ramçilloviqin

Gazeta Max

Sallahu: Hapi i parë për largim të obezitetit është largimi i ushqimit të tepërt

Gazeta Max