GazetaMax
Lajme

Kontrabandë me mjaltë, djathë e dru

Shkup, 4 Dhjetor – Departamenti i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës raporton për disa raste kontrabande që janë regjistruar rreth kufirit më Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit policor, në Prevallë janë sekuestruar më shumë se 110 kavanoza me mjaltë e rreth 40 kilogramë djathë.

“Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83  kavanoza me mjaltë dhe 40 kg, djathë e kaçkavall që dyshohet se janë  kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme” thuhet në raport.

Po ashtu, sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Po në të njëjtin fshat, policia i ka konfiskuar edhe 32 kavanoza mjaltë te një person tjetër, që dyshohet se janë  kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Kosovës. Edhe me këtë rast vazhdojnë procedurat e rregullta, të ekzaminimit nga AUV dhe procedim i mëtutjeshëm nga gjykata.

E ndryshe nga kontrabanduesit tjerë, në fshatin Zajqevc të Kamenicës, një person është ndaluar nën dyshimin se ka kontrabanduar dru nga rajoni i Serbisë.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë hasur në një sasi drurore të cilat ishin të pa damkosura. Lidhur me rastin është njoftuar zyrtari i pylltarisë i cili ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 7.40 m³ dru. Sasia drunore dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia në Kosovës.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Related posts

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Gazetamax.mk

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

Gazetamax.mk

Gjashtë punonjës të Qeverisë qëndruan në Sofje si gazetarë me harxhime të shtetit, zbulon VMRO-DPMNE

Gazetamax.mk