GazetaMax
Lajme

Kontrolle dhe konsultime falas në KGJO me rastin e Ditës botërore të menopauzëz

Shkup, 18 tetor – Në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup, me rastin e 18 tetorit – Ditës botërore të menopauzës, do të mbahet java e kontroleve dhe konsultime falas për pacientët në menopauzë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i pacientëve femra, sqarimi i gjithçkaje që do të donin të dinin për këtë gjendje, për të marrë këshilla dhe për t’i drejtuar në hetime shtesë, terapi etj.”, njoftoi KGJO.

Çdo vit, kjo ditë festohet në mënyra të ndryshme në mbarë botën – me ligjërata, tribuna, konsultime, kontrolle parandaluese dhe me shoqërime.

Temat janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me një sistem organesh tek femrat. Këtë vit fokusi është te kujdesi ndaj shëndetit mendor (tema është disponimi, gjendja konjitive tek gratë në menopauzë).

Related posts

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

KE: Vonojnë reformat e administratës të planifikuara për 2018-2022

Gazeta Max

Memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe inspektoratit të forcave të sigurisë në Çeki

Gazeta Max