GazetaMax
LAJME

Koordinimi i parë në Kuvend për këtë vit, Marrëveshja me FRONTEKS-in në mbledhje të nesërme

Shkup, 9 janar – Mbledhja e parë plenare e Kuvendit për këtë vit do të fillojë nesër, ndërsa një nga pikat e rendit të ditës është Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të zbatuara nga ana e Agjencisë për roje evropiane kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Marrëveshja me FRONTEKS-in). Në rendin e propozuar të ditës në këtë mbledhje të 99-të janë vendosur 15 pika, kryesisht ligje në lexim të parë dhe të dytë.

Në koordinimin e sotëm të parë me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi ishin dakorduar aktivitetet rrjedhëse të deputetëve. Përveç seancës së nesërme të parë, seanca e ardhshme plenare është dakorduar për javën e fundit të janarit, përderisa më datën 26 është planifikuar të mbahet mbledhja e parë për pyetje të deputetëve.

Në takimin koordinues nuk morën pjesë njerëzit e parë të grupeve të deputetëve nga opozita, mes të cilëve edhe të VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Micevski.

Në Kuvend sot u mbajtën edhe mbledhje të dy trupave kuvendor. Mbledhje mbajtën Këshilli nacional për eurointegrime, ku u prezantuan Programi dhe prioritetet e Kryesimit suedez me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2023, ndërsa në mbledhjen e Komisionit për mbrojtje dhe siguri u shqyrtua Propozim – vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023).

Vitin e kaluar, Kuvendi mbajti 39 mbledhje të reja, ndërsa së bashku me vazhdimet nga 50 parapraket. janë mbajtur tetë mbledhje për pyetje të deputetëve, ka pasur katër fjalime të mysafirëve të huaj dhe një e presidentit të shtetit, Në këto 39 mbledhje ka pasur 290 pika t miratuara në rend dite, prej të cilave 190 janë shqyrtuar, ndërsa 100 nuk janë shqyrtuar.

Related posts

Kriza thelloi varfërinë në shumë familje

e-max

Sa kohë humbi Maqedonia duke plotësuar “qejfet” e fqinjëve, e institucionet ngelën jofunksionale?

e-max

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

e-max