GazetaMax
Lajme

LSM: Shporta sindikale minimale për në dhjetor 51.235 denarë

Shkup, 9 janar – Për një familje prej katër anëtarë në dhjetor të vitit të kaluar kanë qenë të nevojshme 51.235 denarë për të plotësuar shportën sindikale minimale.

Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave së Maqedonisë (LSM), në dhjetor të vitit 2022 për një familje prej katër anëtarë kanë qenë të nevojshme 19.226.11 denarë për ushqim dhe pije, 13.093,22 denarë për banim, 3.050.95 denarë për mirëmbajtjen e higjienës, ndërsa 3.668 denarë për transport. Për veshmbathje një familje një dhjetor është dashur të ndajë 2.255.15 denarë, për kulturë 1.067.86 denarë, ndërsa për ruajtjen e shëndetit 801,29 denarë.

“Gjithsej për një familje katër anëtarëshe gjithsej kanë qenë të nevojshme 43.163,17 denarë për të plotësuar shportën sindikale minimale, dhe kur kësaj i shtohen edhe shpenzimet e jetesës, gjegjësisht inflacioni prej 18.7 për qind ose 8.071.51 denarë, vjen deri te shifra prej 51.234.68 denarë, saktësojnë nga LSM-ja.

Related posts

Në Kuvend filloi takimi i kryeministrit Kovaçevski me liderët e partive parlamentare

Gazeta Max

Vitin e ardhshëm përsëri rritje e pagës minimale

Gazeta Max

Çdo ulje e cilësisë së kuadrove në gjyqësor do të lëkundë besimin e tij

Gazeta Max