Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar në kufi mbi 12 tonë produkte të qumështores „AD Mlekara Tetovo“, për shkak të shkeljeve të standardeve të sigurisë ushqimore.
Vendimi vjen pasi analizat e dërgesave të mëparshme zbuluan praninë e bakterit E. coli mbi kufijtë e lejuar, si dhe probleme të përsëritura higjienike gjatë prodhimit.
Dy dërgesat, me gjithsej 12.268 kilogramë produkte, janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Kosova më herët kishte ndaluar importin e produkteve të kësaj fabrike dhe e kishte larguar nga lista e prodhuesve të autorizuar për eksport.
Burimi:zyrtare.net
