GazetaMax
Kuriozitete

Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave U20, kanë pësuar humbje në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Kosova është mundur nga Maqedonia Veriore me rezultat 69:83 (20:16, 9:18, 16:24, 24:25), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që po zhvillohet pikërisht në Shkup.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por dardanet në fund luftuan dhe me një seri prej 7:0, e mbyllën këtë pjesë 20:16. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë, por vendaset shkuan në pushim me rezultat 29:34.
Maqedonaset arritën të krijojnë epërsi prej dhjetë pikësh, 29:39, por një seri e suksesshme e vashave të Kosovës bëri që të afrojnë rezultatin në 40:41, megjithatë, vendaset sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 45:58.
Ndërsa, dominimin e vazhduan maqedonaset deri në fund.
Pavarësisht humbjes, te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 22 pikë, Astera Tuhina me 15 dhe Anita Grainca me 14 gjithsej.
Ndeshja e radhës për Kosovën zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:45.

Related posts

Roma ka marr një fitore minimale ndaj Salernitanas

Gazeta Max

Juventus ‘çmendet’ për Salah, kjo është shuma marramendëse që kanë ofruar për të

Gazeta Max

Nora Gjakova lufton për të bronztën në Grand Slam Baku

Gazeta Max