GazetaMax
Kuriozitete

Kosova U21 barazoi në ndeshjen testuese ndaj Al-Adalah 

Kombëtarja e Kosovës U21 po vazhdon përgatitjet në kuadër të kampit tetëditor në Antalia të Turqisë.
Sot, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit e kanë zhvilluar një ndeshje testuese, me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah FC, e cila u mbyll baras 1:1.
Golin për Dardanët U21 e realizoi Ardit Tahiri në pjesën e dytë. Kosova e dominoi lojën, por shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare, teksa skuadra saudite i barazoi shifrat në fund të ndeshjes.
Referimi nën nivel i la hije të keqe kësaj ndeshjeje, gjë që shkaktojë pakënaqësi të madhe tek futbollistët tanë në shumë raste.
Sidoqoftë, përzgjedhësi Tovërlani i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje dhe pati mundësi ta shohë formën e secilit prej tyre.
Kombëtarja U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.

Related posts

Real Madrid i sigurtë, Mbappe do ta veshë fanellën e Los Blancos

Gazeta Max

Realit i shtohet konkurrenca, skuadrat e Premier League pas Mbappe

Gazeta Max

Shkak pandemia, klubet e mëdha evropiane i humbën 2 miliardë euro

Gazeta Max