Wednesday, April 15, 2026

Lajmi në kohë reale

Kostovski hap kapitull të ri në Butel: Çerdhe moderne për 70 fëmijë në Vizbeg

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin e një çerdheje të re në vendbanimin Vizbeg të komunës së Butelit.

Sipas Kostovskit, objekti i ri do të ndërtohet në hapësirat e ish shkollës komunale “Shën Klimenti i Ohrit”, me një sipërfaqe prej rreth 560 metra katror. Çerdhja pritet të ketë kapacitet për rreth 70 fëmijë dhe do të ofroj kushte bashkëkohore për përkujdesjen dhe edukimin e më të vegjëlve.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se investimi në fëmijët është investim në të ardhmen e përbashkët, duke shtuar se Komuna e Butelit po vazhdon me projekte konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kostovski bëri të ditur se çerdhet në Butel 1 dhe Butel 2 janë në fazën përfundimtare dhe pritet të vihen në funksion në muajt në vijim.

Sipas kryetarit të Butelit, këto investime janë pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e kapaciteteve për kujdesin ndaj fëmijëve.

Latest Posts

Mos e humb lajmin