GazetaMax
Lajme

Kostovski në aksion kundër uzurpatorëve të vend parkimeve në Butel: Askush nuk është mbi ligjin

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe vendeve të parkimit të uzurpuara padrejtësisht nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Nën moton “HAPSIRA TË LIRA PUBLIKE”, shërbimet komunale ndërhynë sot për të larguar pajisjet urbane të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

Kryetari Kostovski deklaroi se “Buteli meriton dhe do të ketë hapësira publike të lira për të gjithë qytetarët.”

Ai gjithashtu bëri apel për bashkëpunim me qytetarët.

“Ftoj çdo banor që të raportojë çdo uzurpim të hapësirave publike në vendbanimet e tyre. Askush nuk është mbi ligjin!”

Sipas Kostovskit, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synimin për të rikthyer rendin dhe funksionalitetin në çdo lagje të komunës.

Related posts

LSDM: Të sigurohet shumica për ndryshimet Kushtetuese

Gazeta Max

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së duan zgjedhje, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër

Gazeta Max

Besnik Emshiu nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për ndihmë juridike falas për qytetarët e komunës së Bogovinës

Gazeta Max