Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Kostovski: Në Butel çdo ditë ka ndryshime të reja, vazhdon asfaltimi i rrugëve të harruara

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se po vazhdon me intensitet të lartë realizimi i projekteve infrastrukturore, duke theksuar se premtimet ndaj qytetarëve po bëhen realitet.

Sipas tij, aktualisht po zhvillohet procesi i rikonstruksionit dhe asfaltimit të rrugëve në disa zona të komunës, rrugë të cilat për vite me radhë kanë qenë të lëna pas dore dhe tani po ndërhyhet për herë të parë.

Ai shtoi se “ofensiva ndërtimore” po vazhdon me ritëm të fuqishëm, duke garantuar zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm për të gjitha vendbanimet në kuadër të Komunës së Butelit.

Kostovski theksoi se përkushtimi ndaj qytetarëve mbetet prioritet, ndërsa investimet në infrastrukturë do të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Latest Posts

Mos e humb lajmin