GazetaMax
Lajme

Kostovski premton zhvillim të barabartë në Butel: Filloi rikonstruksioni i mbi dhjetë rrugëve në Luboten

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka bërë të ditur se ka nisur faza e re e ofensivës ndërtimore në këtë komunë. Ai tha se vetëm në Luboten do të rikonstruktohen dhe asfaltohen mbi dhjetë rrugë, përfshirë edhe dy rrugët kryesore të këtij vendbanimi.

“Procesi i rindërtimit po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme dhe së shpejti do të vazhdojmë edhe në vendbanimet tjera të përfshira në këtë projekt të madh. Synimi ynë është zhvillimi i barabartë i çdo cepi të komunës,” ka shkruar Kostovski në statusin e tij në facebook.

Kryetari aktual i Butelit gëzon përkrahjen edhe të banorëve shqiptarë të kësaj komune, të cilët theksojnë se për herë të parë një kryetar është angazhuar seriozisht për zhvillim pa dallim etnik dhe për investime të barabarta në të gjitha lagjet dhe vendbanimet.

Sipas Kostovskit, ofensiva ndërtimore do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, duke përfshirë infrastrukturën rrugore në gjithë territorin e Butelit.

Related posts

Bekteshi: Prioritet i kushtojmë zhvillimit ekonomik

Gazeta Max

Spasovski: Vazhdon kujdesi për çdo qytetarin tonë, në pajtim me moton tonë – MPB PËR QYTETARËT

Gazeta Max

Dorëhiqet Liburn Aliu

Gazeta Max