GazetaMax
Lajme

Kovaçevski dhe Rama: Gjithçka është në duart tona, me anëtarësim do të sigurojmë jetë më cilësore

Shkup, 14 nëntor – Ka nisur në Shkup takimi ndërqeveritar me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij hapëse, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shpreh se të dyja vendet ndajnë një qëllim të njëjtë, e që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ndërsa fliste për proceset euro-integruese nëpër të cilat ka kaluar vendi i tij i cili rrugën e ka pasur të përbashkët me Shqipërinë, Kovaçevski tha se RMV i përmbushi të gjiha kushtet, njohja nga Evropa ishte e rëndësishme por tani çdo gjë “mbetet në duart tona.”

“Tani cdo gjë është në duart tona. Presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe shpejt të ecim drejt unionit. Me anëtarësimin do të sigurojmë një jetë më cilësore për të rinjtë tanë.Ta ndihmojmë njëra-tjetrin, ky është takimi i dytë pas atij në Shkup, e avancojmë bashkëpunimin midis nesh, në një kohë sfidash dhe krizash,” tha ndër të tjera Kovaçevski.

Ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Në rajon nuk ka rrugë tjetër për tu përballur me sfidat dhe vështirësitë – nga ndryshimet klimatike deri te luftërat konvencionale, përveç bashkëpunimit, krijimin e sinergjive të reja dhe adaptimin me një situatë ku të gjithë ne në rajon jemi shumë të vegjël, ndërsa mund të bëjmë shumë për njëri-tjetrin, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhje e sotme të përbashkët në Shkup.

“Sot vendet tona e hapën procesin e bisedimeve dhe në fakt bënë hap të madh para. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty bashkë. Besoj se aty do të bëjmë më shumë hapa para, me qëllim që Unioni të na përfshijë më shumë në të gjitha përpjekjet që të organizohemi në prag të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe inflacionit. Nga ana tjetër të ndërtojmë plan të përbashkët që do të na japë mundësi që të shohim sa më larg nga kjo fazë e cila është shumë e vështirë, e zymtë dhe të cilën duhet ta tejkalojmë”, tha Rama

Kryeministri shqiptar vlerësoi se nuk duhet të presim fund të luftës që të projektojmë të ardhme, ndërsa nga ky aspekt, shtoi ai, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bënë përgatitje duke bërë përpjekje që të projektohen në të ardhmen, nga aspekti i Ballkanit Perëndimor, si rajon i yni dhe BE-ja si destinacion i yni.

“Besoj se Ballkani i Hapur na dha mundësi të reja që të shohim më larg në krahasim me dje që të kuptojmë se si mund ta tejkalojmë të sotmen dhe njëkohësisht të projektojmë të ardhme e cila në maksimum do t’i rrisë aftësitë e vendeve tona që të kenë hapësirë më të madhe, se sa është hapësira jonë gjeografike tani”, theksoi Rama.

Kryeministri shqiptar përkujtoi rezultatet e bëra në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe tha se do të vazhdojnë ta mbështesin Procesin e Berlinit, sepse, siç tha, ata dy janë të lidhur njëri me tjetrin.

“Ka ardhur koha që edhe pas periudhës së luftës të projektojmë më shumë me forcë dhe me ambicie më të mëdha dhe në kohë për të marrë maksimumin sot, me aftësinë për të krijuar sinergji më të plotë në bashkësinë evropiane. Pa diskutim që mbështetja e marrë nga BE-ja për buxhetet tona për përballimin e krizës së çmimeve të energjisë është një lajm i mirë, por nga ana tjetër, nëse konsiderojmë se ato fonde janë rialokimi i IPA-s, atëherë duhet të jemi edhe më shumë ambicioz”, vlerësoi kryeministri shqiptar në fjalimin në mbledhjen e përbashkët qeveritare në Shkup.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni i ynë qeveritar më parë zyrtarisht i pritën Ramën dhe delegacionin qeveritar nga Shqipëria para pllajës së Qeverisë, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Related posts

Spasovski: Rritet aktiviteti zbulues në parandalimin e tentativave për kalime të paligjshme

Gazetamax.mk

Jotov: Shkupi sa më parë të përfundojë me procesin e ndryshimeve kushtetuese

Gazetamax.mk

Nikolloski: Me ribalancin e Buxhetit përmirësohet standardi dhe kushtet e jetesës së qytetarëve

Gazetamax.mk