GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Dir: Mbështetje e plotë për Ukrainën

Shkup, 3 Tetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Larisa Dir, ambasadore e sapoemëruar e Ukrainës në vend.

Në takim u shpreh falënderim për politikat në kohë dhe konsekuente të Maqedonisë së Veriut në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, lidhur me situatën në Ukrainë, si dhe për donacionet për të ndihmuar popullin ukrainas.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër agresionin rus ndaj qytetarëve ukrainas dhe i jep mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shprehu edhe mbështetjen e tij për aspiratat integruese të Ukrainës, si vend demokratik që i përket aleancave demokratike të shteteve.
Bashkërisht u konstatua se është e patjetërsueshme që Federata Ruse të tërheqë menjëherë trupat e saj nga territoret e pushtuara në Ukrainë dhe të fillojë bisedimet paqësore.
U diskutua edhe për pasojat e luftës në Ukrainë, të cilat reflektohen në sfidat në furnizimin me energji dhe ushqim në mbarë botën, si dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i NATO-s dhe vend që ka filluar bisedimet me BE-në, vazhdon me politika parimore për mbrojtjen e paqes, të vendosura plotësisht në përputhje me politikat e tilla të jashtme të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dypalëshe mes dy vendeve dhe vendosmëria për të nxitur bashkëpunimin ekonomik në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Related posts

Alternativa ndez motorët në Çair

Gazetamax.mk

Vendi po humb tregjet për disa produkte

Gazetamax.mk

Në 23 vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha

Gazetamax.mk