GazetaMax
Lajme

Kovaçevski e quan antieuropian referendumin e VMRO

Shkup, 8 Shtator – Kryeministri i vendit dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur antievropian referendumin e propozuar nga VMRO – DPMNE për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë, për të cilën opozita maqedonase filloi të mërkurën procedurat ligjore. Gjatë një aktiviteti partiak të organizuar me rastin e 8 shtatorit, Kovaçevski akuzoi VMRO-në se në këtë mënyrë po tenton të bllokojë rrugën evropiane të vendit, ndërsa tha se në vend që t’i bashkangjiten angazhimeve për përparim, ata luftojnë që zhvillimi i vendit të ngecë, raporton Klan M.

“Këto ditë jemi dëshmitar të tentimeve të fundit të bllokadës së integrimeve evropiane. Iniciojnë referendum kundër Bashkimit Evropian dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Dhe tashmë kanë shprehur tërësisht dhe qartë pozicionet e tyre antievropiane” – deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski vlerëson se, referendumi do të dështojë, pasi nuk ka mbështetje as të partive opozitare as nga përkrahësit e Mickoskit në partinë e tij.

Përkrah asaj që është antievropian, kjo iniciativë është konfirmim i fundit i hipokrizisë së VMRO – DPMNE-së, josinqeritetit, patriotizmit të rrejshëm, tashmë nuk kalojnë, janë të lexuar nga të gjithë qytetarët. Për këtë, VMRO – DPMNE dhe deputetët e saj në Kuvend, nuk votuan kundër propozimit në Kuvend, për këtë paralajmëruan shfuqizimin të ndarjes territoriale dhe nuk e bën atë derisa ishin në pushtet 11 vjet” – deklaroi Kovaçevski.

Kujtojmë se, lideri i VMRO – DPMNE-së, të mërkurën dorëzoi në KSHZ iniciativën për referendum. Gjatë ditës së premte, pritet që KSHZ t’ia dorëzojë atë Kuvendit dhe më pas komisionet parlamentare amë duhet të konstatojnë nëse iniciativa qytetare është në rregull ose jo. Në rast se iniciativa miratohen në Kuvend, atëherë vijon faza e mbledhjes së nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit.

Related posts

Vetura godet 4 vajza tek mensa e studentëve në Prishtinë

Gazetamax.mk

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Gazetamax.mk

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

Gazetamax.mk