GazetaMax
Ballina

Kovaçevski – Edshtadler: Eurointegrimet janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së

Kryetari  i  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendësi i Kryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Karolina Edshtadler, Ministre Federale e BE-së të Republikës së Austrisë.

Në takim është diskutuar për sfidat e luftës në Ukrainë, rëndësinë e integrimit evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të mirë dypalësh.

Bashkërisht është dënuar agresioni rusë në Ukrainë.

Është konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës dhe se tani është koha për të ecur përpara.

Në këtë drejtim  është shprehur mbështetja e plotë e Austrisë për aspiratat evropiane të vendit tonë.

Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov shihen si njerëz që i lëvizin gjërat përpara dhe me klimën e re të respektit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vlerësohet se ka një dritare të hapur mundësish për të arritur një zgjidhje parimore.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Republika e Austrisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si një vend që është ndër investitorët më të mëdhenj në vend.

“Ne ndajmë vlerat e BE-së, jemi anëtare të NATO-s, jemi vendosur tërësishtnë linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së në lidhje me luftën në Ukrainë, ne i kemi dhënë hapur ndihmën e nevojshme Ukrainës, jemi të gatshëm të pranojmë edhe refugjatë të  mundshëm. Në të njëjtën kohë, ne kemi miratuar masa kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, ne po zgjidhim sfidat me sigurinë energjetike dhe ushqimore, bisedojm me Bullgarinë për zgjidhjet e mundshme. Eurointegrimet të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë një sinjal i domosdoshëm për të gjithë rajonin dhe të rëndësishëm për stabilitetin në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e  tregtisë ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në fusha të tjera me rëndësi për qytetarët.

Related posts

Gratë me kancer të pashërueshëm të gjirit tani mund të marrin një medikament imunoterapie që zgjat jetën në Mbretërinë e Bashkuar

Gazeta Max

Ushqimet që ju mplakin para kohe

Gazeta Max

Arsim Zekolli: Mickoski gënjen se Ali Ahmeti kërkon të jetë pjesë e qeverisë

Gazeta Max