GazetaMax
Lajme

Kovaçevski-Gir: Është i nevojshëm kohezion rreth qëllimit strategjik evropian

Shkup, 24 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir, ku është biseduar për çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë, rajonin dhe më gjerë, në kontekst evropian, njofton pres-shërbimi qeveritar.

Në mënyrë të përbashkët u konstatua se viti 2023 është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut sa i përket progresit në rrugën evropiane, për të cilën është i nevojshëm kohezioni rreth realizimit të këtij qëllimi strategjik shtetëror.

Është vlerësuar se situata gjeostrategjike tregoi nevojën e orientimit të qartë politik të të gjithë Ballkanit Perëndimor, ku rajoni i takon gjeografikisht.

Se për këtë ka vetëdije në Bashkimin Evropian dhe pas 17 viteve të statusit kandidat dhe hapjes së negociatave në korrik të vitit të kaluar, ky është një moment që Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit nuk duhet ta humbasë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria punon në përballjen me sfidat e krizës ekonomiko-energjetike, për reformat e nevojshme dhe me sjellje evropiane në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shprehu besueshmërinë se nuk do të lejojë, provokimet që vijnë nga palët e treta të dëmtojnë agjendën evropiane të shtetit dhe marrëdhëniet e ndërsjella me Republikën e Bullgarisë.

Në takim u diskutua edhe për realizimin e suksesshëm të skriningut dypalësh me BE-në deri më tani.

Related posts

Kryqi i Kuq zbatoi trajnim për ndihmën e parë në shkollën e mesme “Arseni Jovkov” në Shkup

Gazeta Max

Gjykata anulon vendimin e KPMSHCK-së për diplomatë të larguar nga MPJD

Gazeta Max

Besimi: Me përbërjen e kompletuar të Qeverisë jemi të gatshëm për dhënien e euroobligacioneve

Gazeta Max