GazetaMax
Lajme

Kovaçevski i bindur: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024, do të fitojë LSDM-ja

Shkup, 21 dhjetor – Nuk është planifikuar rikonstruim i Qeverisë. Tani është periudha kur përgatitemi për vitin e ardhshëm. Në mënyrë intensive i prezantojmë buxhetet e secilës ministri veç e veç, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sërish është i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qeveria funksionon me kapacitet të plotë për t’u përballur me të gjitha sfidat që ka vendi dhe më besoni se ky është një mandat prej 11 muajsh, i cili tashmë është mbushur me sfida të mëdha me të cilat asnjë qeveri nuk është përballur ndonjëherë, në plan ekonomik, energjetik dhe le të themi për planin e sigurisë, për funksionimin e pandërprerë të të gjitha institucioneve në funksion të kërcënimeve hibride që po vijnë dhe që janë rezultat i luftës që po zhvillohet në Ukrainë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i LSDM-së, i pyetur nëse tribunat e organizuara nga partia e tij janë hyrje në zgjedhje të parakohshme, tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

“Unë jam një njeri që i mban qëndrimet e tij dhe nuk i ndryshoj pikëpamjet si politikanët e tjerë dhe do të ketë zgjedhje në vitin 2024, fillimisht zgjedhje presidenciale dhe më pas parlamentare. Edhe vetë anketa (IRI) ju tregon se qytetarët janë të vendosur për të ardhmen evropiane të vendit, sepse nëse shikoni me kujdes përqindjet e partive që janë pro Maqedonisë evropiane dhe anëtarësimit në BE dhe partive që janë në favor të bllokimit të atij procesi, partive që janë për Maqedoninë evropiane dhe anëtarësimit në BE dhe partive që janë për bllokimin e atij procesi, atëherë përsëri mund ta shihni ndryshimin dhe tashmë mund të shihni rezultatin që në vitin 2024 do të kemi president të shtetit që është për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe ne mund të propozojmë vetëm ne LSDM-në normalisht me partnerët e koalicionit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri është i bindur se në vitin 2024 do të ketë sërish Qeveri, e cila do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit të cilët janë për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Vdes një ushtar i KFOR-it

Gazetamax.mk

Rritet numri i raportimeve për vjedhje të drunjve në Radovish

Gazetamax.mk

Alarme për mjete të vendosura eksplozive në nëntë shkolla në Shkup

Gazetamax.mk