GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Lista për sanksione nuk ishte temë e takimit me këshilltarin Shole

Shkup, 11 janar – Lista për sanksione apo e ashtuquajtura “lista e zezë” nuk ishte temë e takimit sot në mëngjes në Qeveri me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole. Është biseduar për sigurinë energjetike, përballjen me krizën ekonomike, kryesimin me OSBE-në, eurointegrimet dhe luftën me korrupsionin dhe sundimin e së drejtës, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Pekabesko”, sqaroi se ai është aktivitet të cilin e zbaton SHBA-ja në suaza të Strategjisë së saj për luftë kundër korrupsionit të shpallur nga ana e presidentit amerikan, ku saktë janë cekur aktivitetet të cilat ndërmerren lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit në SHBA ashtu edhe në shtete të cilat janë partnere të saj, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

“Ne jemi vend partner i SHBA-së dhe ajo listë e zezë, përkatësisht lista për sanksione është e kahëzuar mu drejt personave të cilët punojnë në kundërshtim me praktikat e sundimit të mirë, ndërkaq edhe të cilat e pengojnë rrugën drejt një shoqërie tërësisht demokratike në shtetet partnere të SHBA-së, ndërsa tek ne ka të bëjë me integrimin në BE, sundimin e së drejtës dhe sundimin e plotë të demokracisë në shtet. Hetuesit amerikanë ishin në vend, megjithatë punën e tyre e marrin parasysh organet amerikane me të cilat ne praktikisht jemi në raporte partneriteti dhe me të cilët kemi dialog strategjik”, nënvizoi Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se ky nuk është takimi i tij i parë me përfaqësuesin e lartë nga Uashingtoni i cili sot ishte në Shkup, por vlerësoi se me të vërtetë është i rëndësishëm sepse vjen në një moment kyç për rajonin, ndërkaq në përgjithësi edhe për Evropën, duke pasur parasysh luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe duke pasur parasysh atë se ne jemi shtet i cili kryeson me OSBE-në.

Në kontekst të luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, u bisedua për përparimin që është bërë në vitet e kaluara dhe sfidave të shtetit për ta realizuar qëllimi për sundim parësor të së drejtës në nivel të BE-së si aspirante për anëtarësim në Union në vitin 2030.

“Ne jemi shtet i cili ka marrëveshje strategjike dhe dialog strategjik me SHBA-në dhe në kuadër të asaj marrëveshjeje strategjike, për të cilën takimi i ardhshëm do të mbahet në gjysmën e parë të këtij viti, gjithashtu do të jenë të pranishme edhe këto tema të cilat janë në pjesën e avancimit të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Biseduam për përparimin që është bërë në këtë pjesë gjatë vitit të kaluar dhe viteve të tjera me përparimin e shtetit në rangimin ndërkombëtar në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe të asaj që na paraprin me qëllim që të mund të kemi sundim kulminant të së drejtës, siç e kanë vendet e BE-së, ku në të vërtetë edhe ne do të jemi anëtare një ditë. Plani është që kjo të arrihet deri në vitin 2030”, tha kryeministri Kovaçevski.

Me këshilltarin Shole biseduan edhe për rrugën evropiane të shtetit, për rëndësinë e madhe të stabilitetit politik në vend dhe të zbatimit të të gjitha reformave, sjelljen e vendimeve të cilat do të thonë integrim i shtetit në BE dhe për ndryshimet kushtetuese.

“Gjithsesi se biseduam edhe për ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh atë se ndryshimet kushtetuese janë një prej vendimeve të cilat duhet të sillen deri tek anëtarësimi i barabartë i shtetit në BE. SHBA-ja që nga fillimi pavarësisë sonë, do të thotë tashmë 31 vite është partnerja jonë strategjike dhe çdoherë kemi pasur mbështetje prej saj në sjelljen e të gjitha vendimeve të këtilla. Ashtu ishte edhe me fillimin e negociatave me BE-në, ashtu ishte edhe me anëtarësimin në NATO, ashtu është edhe me zhvillimin e papengueshëm të negociatave me BE-në”, theksoi Kovaçevski.

Mes temave kyçe për të cilat biseduan me këshilltarin e DASH-it është edhe përballja me krizën ekonomike dhe energjetike gjatë sjelljes së të gjitha masave, megjithatë edhe gjatë sigurimit të tërë asaj që nevojitet për furnizim të papengueshëm me energji elektrike me qëllime të subvencionuara, për çka thotë, kemi ndihmë të madhe nga SHBA-ja dhe konkretisht nga z. Shole.

“Vazhdojmë edhe më tej me atë bashkëpunim, megjithatë edhe me të gjitha masat të cilat janë paraparë në Buxhetin për vitin 2023, si dhe aktivitetet për transformim energjetik dhe për pavarësi energjetik të Maqedonisë së Veriut, e cila në 30 vitet e kaluara nuk ishte në tryezën e politikanëve në shtet”, tha kryetari i Qeverisë.

Për kryesimin me OSBE-në, ku, siç thotë, ne kemi rol jashtëzakonisht të rëndësishëm si vend i cili kryeson dhe atë në kushte jashtëzakonisht të ndërlikuara në Evropë, ndërkaq lartë në agjendën e kryesimit tonë do të jetë lufta në Ukrainë. Ai paralajmëroi se pas prezantimit të prioriteteve tona këtë javë në Vjenë nga ana e shefit të diplomacisë dhe vizitës së tij në Kiev edhe ai do të shkojë për vizitë të parë në Ukrainë, në 30 ditët në vijim, në takim me presidentin Zelenski.

Related posts

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

Gazetamax.mk

Knaus: Sofia do ta kuptojë se nuk mund të fitojë, por për këtë duhet kohë, që Shkupi nuk e ka

Gazetamax.mk

Talevski nga LSDM: VMRO po bllokon kuvendin në momentet më të vështira të shtetit

Edhe nxënësit kundërshtojnë sindikatën e arsimit: Stop grevës

Gazetamax.mk

Osmani: Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në vend

Gazetamax.mk

Lënda “Target Fortesa”/ Jankullovskës i vjetërsohet lënda pas 20 viteve

Gazetamax.mk