GazetaMax
Lajme

Kovaçevski me Këshillin e Ambasadorëve: Mbështetja e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit

Shkup, 21 Prill – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve, presidentin Muhamed Halili dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv, ish-ambasadorët Tihomir Ilievski, Eleonora Petrova, Azis Pollozhani dhe Aleksandra Nakeva Ruzhin.

Sipas njoftimit të qeverisë, në takim u mirëpritën reagimet me kohë të Qeverisë në trajtimin e pasojave të luftës në Ukrainë, si rritja historike e pagës minimale, rritja e pensioneve, mirëkuptimi i treguar dhe qëndrimi parimor i Qeverisë në bisedimet me SASHK-un. dhe fokusi në ruajtjen e kursit europian të vendit, përmes politikave të respektimit të vlerave europiane dhe arritjes së një zgjidhjeje dinjitoze të sfidave përgjatë rrugës.

“Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është plotësisht e përqendruar në mbështetjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe funksionimit të qëndrueshëm të kompanive, se politika e jashtme është plotësisht në përputhje me politikat e NATO-s dhe BE-së, se ne mbetemi të përkushtuar ndaj integrimeve evropiane duke vazhduar procesin e reformave dhe marrëdhënie të mira fqinjësore që janë të mundshme dhe të qëndrueshme përmes respektit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Në takim u konstatua se anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve, si profesionistë me përvojë, me aktivitetet e tyre kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe për këtë arsye u ra dakord që bashkëpunimi në nivel parimor të vazhdojë në mes të Qeverisë dhe kësaj OJQ.

Related posts

Agron Dedivanaj zgjidhet kryetar i ri i shoqatës “Jehona e Malësisë”

Gazetamax.mk

Fajon: Maqedonia e Veriut në BE deri në vitin 2030 është qëllim real

Gazetamax.mk

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

Gazetamax.mk