GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Në përqindjen më të madhe jemi harmonizuar me ASH

Shkup, 31 janar – Supozimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në përputhje me atë që përfaqëson Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ajo është partneriteti strategjik me SHBA-të, vazhdimi i rrugës drejt integrimeve evropiane, miratimi i të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimeve të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski para mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, në përgjigje të pyetjes për takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe mundësitë për bashkim të kësaj partie në koalicionin qeverisës.

Kryeministri theksoi se më së shumti kanë rënë dakord me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa e të gjitha aspekteve të tjera për bashkëpunim të mundshëm, bisedimet do të vazhdojnë.

“Në takimin me Aleancën për Shqiptarët diskutuam në radhë të parë për procesin e skriningut që ka vendi me BE-në, kryesimin e OSBE-së, dialogun strategjik që po zhvillojmë me SHBA-në dhe planin e veprimit që po përgatitet nga Qeveria dhe biseduam për zgjerimin e mundshëm të shumicës qeveritare me Aleancën për Shqiptarët. Nuk kemi biseduar për zgjidhje kadrovike”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se në ditët në vijim do të kenë takime edhe me Alternativën.

Ndryshe, në seancën e sotme të rregullt të Bordit Ekzekutiv, siç tha, do të diskutohet për gjendjen aktuale në vend, por edhe do të njoftohen anëtarët e Bordit për takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Related posts

“Fasulja e Tetovës” produkt drejt zhdukjes, kërkohet brendimi për të nxitur kultivimin në Pollog

Gazetamax.mk

Komuna e Gostivarit: Mungojnë mbi 25 mijë tekste mësimore për nxënësit

Gazetamax.mk

Tearca i ngelet besnik vizionit të Ali Ahmetit, Shaban Memeti udhëheqës i shtabit të BDI

Gazetamax.mk