GazetaMax
Lajme

Kovaçevski nuk pranon kërkesën e Abazoviqit për vizitë në Kiev, është shumë i ngarkuar me punë

Shkup, 13 qershor – Kabineti i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski për Klan M ka theksuar se për shkak të agjendës së ngjeshur, Kryeministri nuk ka mundësi që pozitivisht t`i përgjigjet ftesës së Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviqit, për vizitë të përbashkët në Kiev, bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ftesa ka të bëjë me periudhën kur agjenda e Kryeministrit është shumë intensive dhe për shkak të pamundësisë që të pësojë ndryshime, fatkeqësisht nuk kishim mundësi që pozitivisht të përgjigjemi. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin e guximshëm ukrainas është e padiskutueshme. Falënderojmë për ftesën e vizitës për të cilën besojmë se së shpejti do të realizohet” – thuhet në përgjigjen për Klan Maqedoni nga Kabineti I Kryeministrit.

Related posts

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazeta Max

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Gazeta Max

Detaje të reja/ 16 vjeçari në Banjën e Tetovës dyshohet se u vra e dashura

Gazeta Max